Ardian Ferizi, drejtor i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim, ka thënë se nuk kanë pasur presion nga performancate INPO-s, që t’i rivendosin kapakët e pusetave. Ai ka thënë se procedura e tenderimit për përcaktimin e kompanisë e cila do të bënte vendosjen e kapakëve të pusetave është inicuar 17 maj të 2010, që i bie disa muaj para se INPO të dalë me performancën e saj, pra me 13 gusht të 2010. "Procedura e prokurimit ka zgjatur ashtu siq zgjasin ato, nga 15 deri 45 ditë. Në korrik kemi nënshkruar kontratën. Me nënshkrimin e saj, kompania, menjëherë e ka marrur për obligim që t’i incizoj të gjitha pusetat për arsye se kapakët e pusetave janë prodhime të ndryshme dhe kanë përmasa më specifike dhe ato është dasht të porositen", ka thënë Ferizi, duke shtuar se kapakët që ishin të prodhuar në Kosovë, janë vendosur më shpejt ndërsa tjerat është dasht të përshtateshin.
Kontrata e më hershme kishte skaduar në korrik, ndërsa proceduar e tenderimit, sipas Ferizit, është inicuar më herët, para se të skadonte e më herëshme. "E qmoj punën e OJQ-vë, e në këtë rast edhe të INPO-s, sa i tokon kapakëve të pusetave ku kemi pasur bashkëpunim pasiqë disa prej këtyre kapakëve komuna edhe nuk i ka vërejtur, por nuk e qmojmë atë kur thonë se ne e kemi detyruar Kuvendin Komunal të Ferizajt, të bënë diqka të till, pasiqë në paraprakishit i kemi inicuar procedurat, e kemi futur në tender dhe kemi filluar të punojmë në vendosjen e të gjitha kapakëve të pusetave", ka thënë Ferizi. Lidhur me performancën e INPO-s, për vendosjen e kapakësve të pusetave, dhe rrezikun që shkakton mos mbulimi i tyre, Admir Salihu, zyrtar i INPO-s, kishte njoftuar për mbylljen e 80 përqind të tyre. Salihu gjatë prononcimit të tij ka thënë se, me 13 gusht kur kishin filluar këtë performacë ajo quhej "Parandaloni rrezikun që shkaktojnë pusetat", ndërsa tani kësaj performance i ndryshuan titullin në "Parandaluam rrezikun që shkaktojnë pusetat".
Ardian Ferizi, drejtor i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim, ka thënë se procedura e tenderimit për përcaktimin e kompanisë e cila do të bënte vendosjen e kapakëve të pusetave është inicuar 17 maj të 2010, që i bie disa muaj para se INPO të dalë me performancën e saj, pra me 13 gusht të 2010. "Procedura e prokurimit ka zgjatur ashtu siq zgjasin ato, nga 15 deri 45 ditë.