Me përkushtim dhe përgjegjësi të lartë, punëtorët e NPL “Ambienti” Sh.A kanë realizuar me sukses pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të jashtme tek banesat kolektive në qytet.
Gjatë kësaj ndërhyrjeje janë larguar mbeturinat, janë rregulluar ambientet përreth objekteve banesore dhe është përmirësuar gjendja e përgjithshme e hapësirave të përbashkëta, duke krijuar një mjedis më të pastër dhe më të sigurt për të gjithë banorët.
Ky angazhim i vazhdueshëm dëshmon përkushtimin e ndërmarrjes për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe për ndërtimin e një qyteti më të pastër, më të rregullt dhe më të jetueshëm për secilin qytetar.