Komuna e Ferizajt, ka bërë reduktimin esencial të stafit nëpër departamente, njësi komunale, mirëpo po vijojnë të ofrohen e përmbushen kërkesat e qytetarëve, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me dokumentacionet civile.
Kërkojmë nga qytetarët që të shmangin vizitat e kërkesat jourgjente pranë administratës komunale, në dobi të mbrojtjes së shëndetit të tyre nga ekspozimi eventual ndaj rrezikut të virusit COVID-19.