Mbrëmë, publiku ferizajas u argëtua me komedinë “Të gjithë me huqe” të autorit Laurent Baffie, nën regjinë e Gjergj Menës, e sjellë me shumë pasion nga Trupa Rinore e Teatrit të Rahovecit.
Aktorët e rinj Shkumbin Dulaj, Leart Emini, Edanaja Kafexhiu, Ron Iska dhe Rinesa Dulaj sollën në skenë energji të freskët, humor të mençur dhe interpretim të shkëlqyer që fitoi zemrat e publikut.
Skenografia dhe kostumet u realizuan me kujdes nga Alda Hoxha, ndërsa drejtori ekzekutiv i trupës është Shkumbin Arifi.
Kjo shfaqje u mundësua falë bashkëpunimit të Sektorit të Rinisë në kuadër të DKRS Ferizaj dhe Qendrës Rinore të Rahovecit – një shembull i mrekullueshëm se si të rinjtë tanë po krijojnë art me pasion, energji dhe dashuri për skenën.