Në Festën e Çlirimit Ferizaj sonte jehoi me këngët më të bukura të lirisë në Akademinë Solemne e Koncertin “Këngë lirie” ku interpretuan artistë të mëdhenj nga gjeografia shqiptare, prirë nga Mjeshtri i Madh, Maestro Zhani Ciko, mezzosoprano Besiana Mehmedi, soprano – Mjeshtër i Madh Mariana Leka, piano Rudina Ciko, aktori Xhevat Limani, kori “Akapella” me dirigjent Arifikmet Xhemaili dhe drejtori artistik i programit, artisti i mirënjohur Shkodran Tolaj.