Drejtoria Komunale e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Ferizaj nga dita e enjëte do të fillojë aksionin e eliminimit të qenve të pazotë. Sipas zyrtarëve të kësaj drejtori aksioni do të zgjas 7 ditë dhe këtu do të përfshihen të gjitha rrugët dhe rrugicat e qytetit.”Aksioni do të fillojë nga ora 1 e natës e do të vazhdojë deri në orën 12 të mesditës”, është shprehur Hazbije Murseli, zyrtare në Drejtorinë e Bujqësisë, ndërsa ka shtuar se ky aksion do të vazhdojë edhe në fshatrat e Komunës së Ferizaj.”Aksioni dotë zhvillohet në të gjitha rrugët dhe rrugicat e qytetit prej orës 0100-600 të mëngjesit , ndërsa nga ora 600-1200 të mesdites në këto fshatra Dubravë, Pleshinë deri te Fabrika e ujit, Balaj, Manastirc, Neredime e Ulët dhe e Lartë , Bashkimi i lumenjve, dhe fshati Jezerc deri te shkolla”tha Murseli.
Zyrtarët kanë bërë të ditur se aksioni do të vazhdojë me 16/09/2011 nga ora 0100- 600 dhe atë në tërë qytetin e Ferizajt ndërsa nga ora 600-1200aksioni zhvillohet në këto fshatra:Nekodim,Varosh, rreth varrezave të qytetit në drejtim të urës së magjistralës deri në fshatin Talinovc i Jerlive, Muhovc, Kazerma e FSK-Ferizaj, Lloshkobare, Kosinë, Dremjak, Slivovë dhe Koshare deri te shkolla.
Më datën17/09/2011, nga ora 0100-600aksioni vazhdon me të gjitha rrugët dhe rrugicat e qytetit dhe dhe vazhdon nga ora 600-1200 në fshatrat: Rakaj, Gurëz,Komogllavë, F.Vjetër, Bibaj, Sojevë, Dardani, Zllatarë, Mirosalë, Softaj, Talinovc i Muhaxherëve.
Më datën 18/09/2011 nga ora 0100-600 vazhdon me rrugët dhe rrugicat e qytetit, ndërsa nga ora 600-1200 aksioni zhvillohet në fshatrat Doganaj, Greme, Gaçkë, Zaskok, Dubravë dhe lagjen e Sherretëve.
Aksioni vazhdon më 19/09/2011 nga ora 0100-600 në tërë qytetin dhe vazhdon nga ora 600-1200 në fshatin Talinovc i Muhaxherëve , Sazli, Softaj, Papaz, Pojatë, Mirosalë dhe Rahovicë.
Më datën 20/09/2011 vazhdon me rrugët dhe rrugicat e qytetit deri ora600 dhe pastaj vazhdon deri ora 1200 me fshatrat Talinovc i Jerlive, Prelez i Jerlive, Prelez i Muhaxherëve , Bablak, Terrn, Babush, Surqinë, Cërrnill dhe Mirash.
Zyrtarë komunal të drejtorisë Komunale të Bujqësisë dhe Zhvillimit, Rural në Ferizaj, me këtë rast u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes gjatë këtyre orëve sa do të zhvillohet aksioni për shkaqe sigurie, dhe ju bëjnë thirrje po ashtu qytetarët të cilët janë pronar të qeneve shtëpiak t’i mbajnë të mbyllur këta qenë në kohën sa kryhet aksioni se mund të ekzekutohen nëse gjenden në rrugë.
Aksioni për eliminimin e qenve të pazotë do të bëhet për shtatë ditë me radhë dhe do të zhvillohet në të gjitha rrugët dhe rrugicat dhe në fshatrat e Komunës së Ferizajt.