Rrëzë vargmaleve të jashtëzakonshme të Grykës së Neredimes, i shtuam peizazhit të saj të bukur e madhështor edhe një xhevahir shkëlqimplotë për dijen e brezave sot e të së nesërmes – objektin e ri e modern të shkollës “Kostandin Kristoforidhi”.
Ky objekt që vjen si dhuratë në prag 7 Marsin e profesionit dhe misionit më fisnik – Ditës së Mësuesit, është një vlerësim e kujtesë për brezat që dolën nga kjo shkollë, profesionistë emblematik, për heronjtë e dëshmorët, trimat e trimëreshat që Gryka e Neredimes i dha Kosovës, lavdiplotë për lirinë.
Ta gëzojnë nxënësit, mësimdhënësit, drejtuesit e shkollës, prindërit, punonjësit e arsimit e të gjithë bashkëqytetarët e kësaj ane këtë vepër madhështore e tempull dije.
Urime Grykës së Neredimes – shkolla e re!
Urime 7 Marsi të gjithë punonjësve të arsimit!
Mirënjohje veteranëve të arsimit, mësimdhënësve të sotëm, veprës së tyre kontributplote për edukimin e brezave!