
U bë e ditur se gjatë këtij viti donacion ka qenë edhe një transportues për nxënësit me nevoja të veçanta të shkollës “Gjon Serreqi” në Ferizaj.
Ndërsa e veçanta e këtij viti shkollor ishte edhe inaugurimi i shkollës ekonomike i cili është ndërtuar nga Ministria e Arsimit, ku edhe njëkohësisht është bërë edhe dislokimi i shkollës “Jerondim de Rada”në ish shkollën ekonomike.
Në Komunën e Ferizajt janë 37 shkolla fillore dhe 7 të mesme.
Pothuajse në të gjitha shkollat e Komunës së Ferizajt, gjatë këtij viti është investuar.