Sot, nga ora 11:00 deri në 14:00, në sheshin e qytetit “Adem Jashari”, AQH, me financimin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), të implementuar nga KOPF, ka organizuar Karvanin Shëndetësor të quajtur “PërSHËNDETje”.
Me këtë rast, vullnetarët e angazhuar nga AQH u kanë ofruar qytetarëve të shumtë të rastit dhe atyre të informuar më parë informata mjaft të rëndësishme për shëndetin, si: aktiviteti fizik, duhani, alkooli, mbipesha dhe ushqyeshmëria. Ndërsa në njërën nga tendat janë ofruar këshilla dhe shërbime profesionale nga profesionistët shëndetësorë të QKMF-së.
Interesimi i qytetarëve për këtë fushatë të rëndësishme për shëndetin e tyre ka qenë në nivel të kënaqshëm përkatsisht 108 qytetarë vizituan “Karvanin” të cilëve dhe iu ofruan këto shërbime. Ky aktivitet, sipas Planit Komunal për Qëndrueshmëri, në të ardhmen do të organizohet nga QKMF me buxhetin vetanak.