Ministria e Administratës Publike e Republikës së Kosovës, në kuadër të ditës ndërkombëtare të shërbyesve civil , me mirënjohje ka nderuar asistenten ekzekutive të kryetarit të Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemailit, Arijeta Istrefin.
Kjo mirënjohje, është ndarë në bazë të kontributit të dhënë në fushën e administratës publike për vitin 2010-2011. Arijeta Istrefi thotë se ky është një privilegj për të dhe se këtë punë do të vazhdojë të bëjë edhe në të ardhmën.’’Kjo mirënjohje për mua ka një domethënie të veçantë. Më motivon që edhe më shumë të punojë si asistente ekzekutive e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemailit, pavarësisht angazhimeve që janë shumë të mëdha’’, është shprehur Istrefi.
Ndryshe , Arijeta Istrefi për kontributin e dhënë si asistente ekzekutive e kryetarit ,mirënjohje të shumta ka marr edhe nga KFOR-i amerikan dhe ai grek.
Arijeta Istrefi është njëra ndër punonjëset më të zellshme të administratës së komunës së Ferizajt. Karrierra e saj filloi që nga viti 2002.
Në ditën ndërkombëtare të shërbyesve civil të Kosovës, e cila është 23 qershori, asistentja ekzekutive e kryetarit të Komunës së Ferizaj , Arijetë Istrefi morri mirënjohje për kontributin e dhënë në fushën e administratës publike për vitin 2010-2011.