Në kuadër të manifestimit për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në ambientet e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, u përmbyll ky manifestim me aktivitetin kushtuar grave veterane të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në këtë ngjarje ku mori pjesë drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati Shabani, Kryetari i OVL-UÇK-së Afrim Mehmeti, nënkryetari i OVL-UÇK-së në Ferizaj, Luan Jahiri, Rektori i USHAF, Agron Bajraktari e drejtuese e përfaqësuese të institucioneve publike, profesore, artiste, gratë veterane u nderuan me nga një dhuratë simbolike, punime të kryera në kuadër të punëtorisë së USHAF-it, prirë nga Lebibe Topalli – Dekane në Fakultetin e Arteve të Aplikuara në USHAF, në bashkëpunim me Shkollën e Arteve “Çesk Zadeja” në Ferizaj, prirë nga artistja, profesorja Pranvera Sylejmani, ku studentët përkatësisht nxënësit e shkollës së arteve realizuan këto punime.