Ne sektorin e gjendjes civile në Ferizajt, ka filluar fluks i madh i kërkesave për nxjerrjen e dokumenteve të ndryshme nga bashkatdhetarët. Por, pavarsisht gjithë kësaj ky sektor vazhdon të ballafaqohet me problemin e mungesave të certifikatave jo orgjinale siç janë ato të lindjës , por dhe të vendbanimit. Drejtori i Drejtorisw Komunale të Administratës dhe Personelit Vesel Zhinipotoku, me këtë rast ka kërkuar nga të gjithë qytetarët për një mirëkuptim sa më të madh. “Certifikatat jo origjinale mund të hyjnë në përdorim pa problem brenda Kosovës, por me to mund të kalohet edhe kufiri me Shqipërinë.Ndërsa sa i përket certifikatave origjinale ato janë në numër tejet të kufizuar dhe bëhen vetëm për qyteatërt që i nevojitet për ndonjë shtet të huaj. Ato certifikatat origjinale të shpërndara do të jenë në sasi të kufizuar dhe është kërkuar nga ne që ato certifikata origjinale tu ipen vetëm palëve në rast të aplikimit për vula apostile për nevojat e shërbimeve adminsitarive jashtë shtetit”, është shprehur Zhinipotoku.
Autoritetet komunale të Ferizajt, më këtë rast i bëjnë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendëshme , përkatësisht edhe Agjensionit të Regjistrimit civil që të bëjnë sa më parë një furnizim me këto certifikate për shkak se nevojat janë shumë të mëdha.
Ndërkaq, nga qytetarët kanë kërkuar një mirëkuptim, për këto certifikate edhe pse sektori i gjendjës civile në Ferizaj, po punon më përkushtim në mënyrë që të gjithë qytetarët të nxjerrin dokumentacionin e nevojshëm .
Certifikatat e kopjuara janë valide