
Në kuadër të muajit të mundësive për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, me moton “Secili ka diçka për të ofruar-Mbështet barazinë në punësim” gjatë ditës të rinjë të shoqatës së personave me aftësi të kufizuara “Handikos” patën rastin që të shohin nga afër punën e insitucionit të Komunës së Ferizajt.
Ata janë pritur nga Nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu, drejtorja e administratës së përgjithëshme Agnesa Hajredini dhe shefi i Kabinetit të Kryetarit, Albion Sherifi.
U tha se ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes më të madhe të personave me aftësi të kufizuara në shoqëri.