Mëngjesi im nisi sot me vizitën nga nxënësja Mjaltinë Topalli bashkë me prindërit e saj, e cila mori pjesë në garat ndërkombëtare të Aritmetikës Mentale në fushën e Matematikës të organizuara nga “Brainobrain Academy” dhe të mbajtura në Dubai ku dhe Republika e Kosovës u përfaqësua nga fëmijët e saj, pjesë të Akademisë “Brainobrain Kosova” në mesin e të cilëve edhe Mjaltina nga Komuna e Ferizajt e cila mori vendin e parë duke u shpallur Kampione në kategorinë e saj, në një garë ku garuan 2036 fëmijë nga vende të ndryshme të botës.
Me Mjaltinën, talentin e dijet e saj, krenohet jo vetëm familja, Ferizaj por edhe e gjithë Kosova, vlerë që padyshim meriton mbështetjen e plotë.