Jemi të nderuar të ndajmë me ju lajmin se Sektori i Rinisë në DKRS, Komuna e Ferizajt, për angazhimit të palodhshëm dhe përkushtimin në punë, është përzgjedhur fitues i Mirënjohjes së Veçantë “Komuna me Elemente të Inovacionit në Vullnetarizëm për vitin 2025”, nga Organizata TOKA.
Kjo mirënjohje vjen si rezultat i një vlerësimi të detajuar nga Komisioni Vlerësues i Çmimeve dhe u dorëzua zyrtarisht më 25 nëntor, gjatë konferencës “Ndërtimi i Kulturës së Vullnetarizmit nga Individët tek Institucionet”.
Falënderojmë organizatën TOKA për këtë vlerësim të çmuar dhe të gjithë të rinjtë dhe partnerët që kontribuojnë çdo ditë në ndërtimin e një komuniteti më aktiv dhe më të përkushtuar!