
“Komuna e Ferizajt, ka bërë shumë edhe në rregullimin e objekteve fetare këtu në Ferizaj, siç është rasti në rregullimin e kishës”, ka thënë Petroviq, duke u premtuar qytetarëve të Ferizajt, se do të punojnë për interesin e tyre duke realizuar disa projekte që janë në të mirë të tyre.
Nga ana tjetër. kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, ka thënë se gjatë këtij takimi ndanë mendime të përbashkëta për bashkëpunim lokal, atë qendror por edhe si miq, për shkakun që, për qytetarët ferizajas të bëjnë më shumë. Xhemaili, ka thënë se Petroviq e siguroi atë që do t’i ndihmojë për gjithçka që është në dorën e tij, që pushteti lokal të funksionoj në përgjithësi në Kosovë ashtu siç është më së miri.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, njëherësh është edhe kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe sipas Xhemailit me Petroviqin do të punojnë në të dy rrafshet. “Do ë bashkëpunojmë në të dy rrafshet, me të cilat na lidhin shumëçka për faktin se ne jemi si ndërmjestëues, mes pushtetit lokal dhe qeverisë, që punët të jenë më mirë, si në aspektin e harmonizimit të ligjeve por edhe të implementimit të tyre”, ka thënë Xhemaili.
Gjatë këtij takimi, u bë e ditur se Xhemaili e ka njoftuar Petroviqin edhe për çështje të ndryshme, si ato që kanë të bëjnë me infrastrukturë dhe investime të tjera kapitale. “Petroviq, me tha se ne, është mirë të aplikojmë në ministrin e tij për ndonjë projekt i cili mund edhe të kalojë gjatë këtij viti”, ka thënë Xhemaili.
U bë e ditur se zyrtarë komunal nga Ferizajt, në Ministrinë e Pushtetit Lokal, të mërkurën do t’i paraqesin projektet më me prioritet të cilat do të mund t’i implementoj kjo ministri.
Në kuadër të vizitave të tij, ministri i Pushtetit Lokal, Sllobodan Petroviq, të martën vizitoi edhe Komunën e Ferizajt.