
Me gjithsej 23 aktivitete kulturore e sportive, sa janë të parapara me agjendë, aktiviteti i parë filloi që të hënën, me inaugurimin e renovimit të Bibliotekës Publike të Qytetit, ku kishte një orë letrare dhe shpallja e e lexuesit të vitit, e që më pas aktivitetet do të vazhdojnë edhe në ditët tjera.
Ajo që e karakterizonte këtë tre vjetor të pavarësisë ishte organizimi i disa koncerteve, ku janë të ftuar ansambli nga Shkodra, e po ashtu edhe ansambli “Kastriotët”, nga Ferizaj.
U bë e ditur se edhe këtë vit, do të ndahet çmimi tradicional për pikturën më të mirë apo veprën artistike më të mirë, i cili çmim mban emrin e dëshmorit dhe artistit “Gursel Sylejmani”.
Naim Ferati, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, ka thënë se këtë vit, Ferizaj mund të jetë një prej kampionëve të organizimit sa i takon Ditës së Pavarësisë së Kosovës, 17 shkurtit. “Dhe kjo, për arsyeje se qytetet tjera janë në të zbehta, e po ashtu edhe kryeqendra është shumë më e zbehtë për nga aktivitetet”, ka thënë Ferati.