Pasditen e sotme, në ambientet e Zyrës së Kryetarit të Komunës, u mbajt takimi i radhës i Këshillit organizativ për shënimin e 150 vjetorit të themelimit të Ferizajt.Kjo mbledhje u kryesua nga Nënkryetari i Komunës, Lulzim Aliu dhe drejtorja e kulturës, Xhemile Shabani, ku u njoftua mbi përgatitjet dhe u diskutua mbi aktivitetet që do të zhvillohen gjatë gjithë vitit, në shënim të jubileut të 150 të themelimit të qytetit, ngjarje këto që do të organizohen nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.
Të pranishmit nga secila fushë paraqitën përgatitjet e bëra si dhe hapat e mëtejmë për mbarëvajtjen e organizimit të aktiviteteve në shënim të këtij përvjetori.