Në këtë vjeshtë të vonshme Drejtoria Komunale Arsimit në Ferizaj, në bashkëpunim me Agjencinë rajonale të Pyjeve, kanë filluar të mbjellin pisha dhe peme të tjera dekorative në oborret e shkollave të Komunës sonë. Sipas drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Ferizaj, Agim Berishës, mbjellja e këtyre pishave dhe fidaneve të ndryshme është bërë në bazë të kërkesave të shkollave.”Përafërsisht janë ndarë nga 50 pisha në mënyrë që të bëhet gjelbërimi i ambientit të jashtëm të shkollave respektivisht oborreve, sepse i kemi edhe grupin e ekologëve të cilët kujdesen për ambientin e brendshëm për lule, por njëkohësisht edhe për ambient të jashtëm”, ka thënë drejtori Berisha.
Me mbjelljen e këtyre pishave dhe pemëve tjera dekorative shkollat në këtë mënyrë do të bëjnë edhe garë se cila do të jetë më e rregulluar qoftë në ambientin e brendshëm, qoftë në atë të jashtëm.
Me mbjelljen e këtyre fidaneve shkollat në mes vete do të bëjnë edhe gara se cila shkollë e ka më të rregulluar ambientin e jashtëm, por edhe të brendshëm.