Në kuadër të aktiviteteve që po mbahen ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit gjatë ditës së sotme në sallën e Kuvendit të Komunës është mbajtur edhe një ligjëratë me këtë teme.
Hapjen zyrtare të kësaj ligjërate e ka bërë drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj Dr. Nadire Ymeri. Ajo ka thënë se të gjithë duhet të kenë një kujdes më të madh që mos te preken nga kjo sëmundje.
Edhe drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Emini, ka falënderuar gjithë stafin shëndetësor për të gjitha këto aktivitete që po zhvillohen gjatë këtyre ditëve.
Edhe Dr. Xhevdet Haxhidema, të pranishmit në sallë i ka njoftuar për të gjitha aktivitete që janë zhvilluar gjatë këtyre ditëve .
Në këtë takim edhe dy gra të mbijetuar nga kanceri i gjirit, kanë shfaqur historinë e tyre përmes video-projektorit, ndërsa kanë bërë thirrje për të gjitha gratë dhe vajzat që të bëjnë kontrolla të rregullta.
Ndërkaq grupi i edukimit dhe promovimit shëndetësor i QKMF -së, infermierja Afërdita Muharremi, bashkë me Ali Shaqirin kanë mbajtur një ligjërata ” Parandalimi dhe zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit”, ku u ndoq me interesim nga të pranishmit dhe kishte për qëllim informimin dhe këshillimin rreth kësaj sëmundje që prekë një numër të konsiderueshëm të gjinisë femërore fatkeqësisht me fatalitet, por në rastet kur zbulohet ne fazat e hereshme është e shërueshme.
U tha se vetëm gjatë këtij viti janë kryer mbi 500 mamografi prej tyre 57 janë në trajtim e sipër nga kjo sëmundje.