Paraditen e sotme, 1765 nxënës nga shkollat e mesme të Ferizajt, në 13 qendra testimi po i nënshtrohen Testit të Maturës.
Nga njoftimi e kontakti që ka Drejtoria e Arsimit, me qendrat e testimit, procesi ka nisur me kohë, të gjitha veprimet përgatitore kanë rezultuar të efektshne dhe i gjithë procesi që do të mbyllet në ora 13:00 po vijon normalisht.
Presim që një përqindje e lartë e maturantëve që sot i nënshtrohen testit të maturës, ta kalojnë qysh në fazë të parë këtë testim, referuar edhe përgatitjeve dhe të kaluarës, ku pjesa më e madhe e maturantëve ferizajas e kanë kaluar këtë test qysh në testimin e parë.