
Në këtë mbledhje pikë diskutimi ishin edhe përgatitjet e ekzekutivit për seancën e radhës së Kuvendit Komunal e cila do të mbahet me datën 27 shkurt 2018, mbledhjen e djeshme të zhvilluar në Komitetin për Politikë dhe Financa si dhe gjendjen e financave për secilën drejtori komunale.
Gjithashtu, drejtorët e drejtorive të linjave njoftuan kryetarin Aliu për ecurinë e punës së Këshillit ndërdrejtorial për zhvillim ekonomik, përkatësisht takimet që janë zhvilluar dhe planet që kanë nisur së zbatuari me qëllim aplikimin e politikave programore për zhvillimin e mëtejmë ekonomik të Komunës së Ferizajt.