Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Xhavit Zariqi, së bashku me anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), ka mbajtur mbledhjen e fundit të kësaj legjislature.
Në këtë mbledhje, drejtoresha e financave, Sebahate Ajeti-Sadiku, prezantoi propozim-vendimin për miratimin e projektbuxhetit të Komunës për periudhën 2026–2028. Ajo theksoi se hartimi i buxhetit është bërë në mënyrë transparente, duke u bazuar në kërkesat e qytetarëve të paraqitura gjatë dëgjimeve buxhetore.
Anëtarët e KPF-së theksuan se projektbuxheti do të shqyrtohet dhe diskutohet në mbledhjen e fundit të Kuvendit, e cila do të mbahet më 30 shtator.
Po ashtu, gjatë kësaj mbledhjeje është diskutuar edhe propozim-vendimi për pezullimin e vendimit me Nr. 01.Nr.41, të datës 30.04.2025.
Mbledhja e Kuvendit të Komunës do të zhvillohet më 30 shtator, duke filluar nga ora 10:00.