Maltina Jashari, me prejardhje nga Ferizaj e lindur dhe rritur në Manchester, Mbretëri e Bashkuar, është garuesja e parë femër shqiptare në Formula, duke shënuar histori me pjesëmarrjen e saj ndërkombëtare ku përfaqësoi për herë të parë Republikën e Kosovës dhe ngriti flamurin tonë.
Ajo është jo vetëm një shembull frymëzimi për të rinjtë në Kosovë dhe Manchester, por edhe një model i jashtëzakonshëm për kombinimin e sportit me shkencën – duke studiuar Inxhinieri Arkitekturore në Mbretërinë e Bashkuar, krahas karrierës së saj si garuese në Formula 4.
Ishte kënaqësi e veçantë ta presim Maltinën sot në Ferizaj, ta përgëzojmë për sukseset e saj, ku ajo po e bën krenarë Ferizajn, Kosovën dhe mbarë kombin.