Zemërthyer e me dhembje të pamatë i dhamë lamtumirën e fundit sot, nënës heroinë, nënës së lirisë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, simbolit të gruas qëndrestare, nënës së Dëshmorit të Kombit – Heroit të Kosovës, Ahmet Kaçiku dhe luftëtarëve të lirisë Heset dhe Lumnije Kaçiku, i dhamë lamtumirën e fundit, Nënës Velime Kaçiku.
Jeta e saj përplot sakrifica, dhembje e mall është fanar ndriçues e shembulli më epror frymëzues i gruas së pathyeshme, nënës heroinë, që i fali bijtë e saj lirisë së Kosovës!
Lavdi jetës dhe veprës së Nënës Velime!
Lavdi Dëshmorëve të Kombit!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Ngushëllime familjes Kaçiku, bashkëluftëtarëve të të bijve, miqve e të njohurve të familjes!
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!