Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur në takim klubin superior të volejbollit KV Ferizaj, me rastin e shpalljes Kampion i Kosovës në volejboll në kategorinë e meshkujve.
Gjatë kësaj pritjeje, kryetari Aliu i përgëzoi lojtarët, shtabin teknik dhe drejtuesit e klubit për suksesin e vazhdueshëm sportiv, duke vlerësuar lart kontributin e tyre në promovimin e sportit ferizajas dhe përfaqësimin dinjitoz të qytetit në arenën sportive.
KV Ferizaj, me paraqitjet e shkëlqyera dhe trofetë e fituar, po vazhdon të pasurojë vitrinën e sportit ferizajas, duke e bërë volejbollin një nga krenaritë më të mëdha sportive të qytetit.
Kryetari Aliu theksoi se Komuna e Ferizajt do të vazhdojë mbështetjen për sportistët dhe klubet që sjellin suksese dhe promovojnë vlerat sportive e qytetare. Urime kampionëve për këtë arritje të madhe dhe suksese të reja në të ardhmen!