Sot u mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës, e kryesuar nga Xhavit Zariqi. Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Kuvendit, morën pjesë edhe drejtorët e drejtorive komunale.
Gjatë mbledhjes, drejtori i Urbanizmit, Arber Bytyqi, paraqiti propozim-vendimin për plotësimin e listës rezervë për emërtimin e rrugëve në Ferizaj. Kjo pikë u diskutua gjerësisht dhe më pas u miratua me shumicë votash.
Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Alberton Sahiti, u propozoi anëtarëve të Kuvendit Komunal miratimin e raportit për vlerësimin e dëmeve materiale të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera.
Po ashtu, drejtori i Bujqësisë, Burim Bajrami, paraqiti propozim-vendimin për miratimin e raportit të vlerësimit të dëmeve materiale të shkaktuara nga temperaturat e ulëta dhe ngricat në fidanishtet e pemëve.
Ndërkaq, drejtoresha e Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Festina Sadiku, prezantoi disa propozim-vendime për shpalljen e interesit të përgjithshëm të ngastrave kadastrale 57-5, 57-3, 152-1, 62-1, 63-6 dhe 63-4 në Z.K. Sazli, prona private, me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 350-0-0, Z.K. Sazli, pronë e Komunës së Ferizajt.
Gjithashtu, u prezantua edhe propozim-vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm të ngastrës kadastrale 1793-0, Z.K. Ferizaj, pronë private, me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 1794-0, Z.K. Ferizaj, pronë e Komunës së Ferizajt.
Në këtë mbledhje u shqyrtua edhe propozim-vendimi për rishqyrtimin e vendimit me nr. 01.Nr.41, të datës 30.04.2025, i pezulluar sipas vendimit me nr. 01.Nr.89, të datës 30.09.2025.
Gjithashtu, në mbledhjen e rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa u paraqit propozim-vendimi për emërimin e anëtarëve të Komisionit Komunal të aksionarëve në ndërmarrjet publike. Në N.P.L. “Ambienti” SH.A. Ferizaj u caktuan këta anëtarë: Avni Nuha dhe Fatmir Ademi, ndërkaq, në N.P.L. “Stacioni i Autobusëve” SH.A. Ferizaj u caktuan këta anëtarë: Abedin Ramadani dhe Edona Sylejmani, ndërsa në K.R.M. “Pastërtia” SH.A. Ferizaj u caktuan këta anëtarë:Leutrim Ilazi dhe Fatmir Xhakli.
Në fund të mbledhjes, drejtoresha e Financave, Sebahate Ajeti-Sadiku, paraqiti propozim-vendimin për bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2025 në vitin 2026.