Rok grupit ferizajas, “Kthellu”, për suksesin e arritur në MTV, u prit të enjtën nga krytari i Komunës së Ferizajt Bajrush Xhemaili, i cili me këtë rast i ndau solistit të këtij grupi Mentor Hazirit edhe një mirënjohje.
Xhemaili, me këtë rast ka thënë se kishte knaqësinë që Mentori me grupin e tij “Kthjellu”, në MTV, përfaqësoi identitetin e Ferizajt në përmasa elitare e botërore. “Kjo është një e arritur e madhe, jo vetëm për Ferizaj tpor edhe për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi”, ka thënë Xhemaili.
Ndërsa Mentor Haziri ka thënë se suksesi i tij në MTV ishte një sakrificë e tij që nga viti 2006 por e cila u shpërblya në formë të një video nga MTV kundër trafikimit të qenjeve njerëzore. “Shpresoj që më anë të këtyre aktiviteteve do ta edukojmë rinin e Ferizajt, Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi, më mesazhe të mira siç janë ato kundër trafikimit dhe mesazhe të muzikës së mirëfillt e vlerave shqiptare e botërore për me ecë përpara”, ka thënë Haziri, duke shpresuar se mesazhi i tij do të kontribuon pozitivisht në mirëqenien e muzikës shqiptare tek të rinjët. “MTV i ka dyert e hapura, veq ju duhet shumë punë, motivim dhe mos mu dorzu kurr”, ka thënë Haziri.
“Kthjellu”, në MTV, përfaqësoi identitetin e Ferizajt në përmasa elitare e botërore. “Kjo është një e arritur e madhe, jo vetëm për Ferizaj tpor edhe për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi”, ka thënë Xhemaili.