Në kampin e forcave të KFOR-it grek Rigas Ferros në Gërlicë të Ferizajt, është bërë ndërrimi i komandës së kamp. Me këtë rast morri pjesë edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, drejtoresha e Drejtorisë së Urbanizmit Qazime Vata , në mesin e tyre ishte edhe kryetari i Komunës së Shtimes Naim Ismajli.
Pas ceremonisë ushtarake kryetari Xhemaili, u ka ndarë mirënjohje përfaqësuesve të LMT-së në shenje falënderimi për bashkëpunim.
Numri një i qytetit të Ferizajt, Bajrush Xhemaili, ka falënderuar KFOR-in grek për bashkëpunimin e mirë të cilin e kanë pasur gjatë mandatit të tyre në Kosovë.