Bazuar në raportet relevante e gjithashtu edhe në bazë të vizitave të bëra nga vet Kryetari i Komunës së Ferizajt z. Bajrush Xhemaili, lidhur me disa incidente të kualifikuara si vjedhje në disa shtëpi të serbëve të rikthyer në Kosovë, por që aktualisht ndodhen jashtë vendit , Kryetari i Komunës z. Bajrush Xhemaili është i shqetësuar dhe i dënon këto incidente duke i kualifikuar si veprime të ulëta të cilat pretendojnë t’ia ulin imazhin dhe reputacionin e mirë që ka kjo komunë për trajtimin e të gjithë qytetarëve të vet njësoj pa marrë parasysh përkatësitë e tyre nacionale.
Rrjedhimisht, Kryetari i Komunës së Ferizajt z. Xhemaili kërkon edhe nga organet e rendit që të bëjnë hetime të plota dhe profesionale në zbulimin dhe kapjen e fajtorëve.
Këto ishin disa nga komentet e Kryetarit që dolën nga takimi me përfaqësuesit regjionalë të OSBE-së z. Ulrich Biffar, drejtor regjional i OSBE-së në Gjilan dhe Nicholas Stansfield, Zyrtar në ekipin monitorues komunal në Ferizaj, në të cilat Kryetari u zotua të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për ofrimin e sigurisë së qytetarëve dhe pronës së tyre; qoftë në zbardhjen e rasteve të ndodhura , qoftë në parandalimin e rasteve tjera.
Kryetari i Komunës së Ferizajt z. Xhemaili kërkon edhe nga organet e rendit që të bëjnë hetime të plota dhe profesionale në zbulimin dhe kapjen e fajtorëve.