Gjatë ditës së martë qytetarë mund të drejtohen tek kryetari Bajrush Xhemaili , që nga ora 13 deri në orën 16 , për të shprehur shqetësimet e tyre nga më të ndryshmet . Edhe këtë të martë , pranë zyrës së kryetarit të komunës ishte një varg i gjatë i qytetarëve të cilët prisnin në rend që të shprehin hallet e tyre.
Kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemaili thotë se gjatë kësaj dite ka shumë vizita nga qytetarët , të cilët kanë hallet dhe dertet e tyre . Ai thotë se në forma të ndryshme mundohet t’i këshillojë por edhe t’i ndihmojë. ”Varet prej javës në jave, por ka raste kur brenda ditës vinë edhe nga 50 qytetarë, por ka që vinë 25 -30 por nën 20 nuk vine asnjë ditë. Zakonisht janë njerëz me halle dhe derte , për shëmbull thonë se nuk kanë shtëpi, me hy në punë, ka edhe rrëfimë të shumta, ka që kërkojnë edhe bukë, ku ne për këtë kemi edhe Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirqenies Sociale e cila merret me këto raste”, ka thënë Xhemaili, duke shtuar se edhe pse Ferizaj , është qyteti me rimëkëbur prap se parpa është problem për shkak se janë 20 mijë qyteatrë të eveindetuar si të pa punë. “Edhe unë si kryetar nuk mund të bëjë zgjidhje për punësimin e qyteatrëve”, ka thënë Xhmaili.
Por ,tek i pari i komunës së Ferizajt, vinë edhe delagacione nga fshatrat e komunës së Ferizajt, për zgjidhje të problemeve me të cilat ballafaqohen ata. “Kam shumë delegacione që vinë. Ata zakonisht drejtohen tek ne ,për çështje të ndryshme të fshatit, apo edhe për çështje individuale, qofshin të infrastrukturës, qoftë ndonjë çështje që mendojnë se komuna u ka bërë të padrejtë”, ka potencuar Xhemaili.
Kryetari Xhemaili , është shprehur se ka raste që qytetarët u drejtohen kryetarit të komunës edhe për stafin e tij të punës. “Ankohen për stafin thonë janë shumë neglizhent, nuk na kryejnë punë. Ka raste edhe kur ankohen kot, nuk e din mirë se si funksionon komuna, më së pari ata mendojn që kryetari i shtin në punë dhe nuk është e drejt ata me ardh tek unë e me kërku punë është ekonomia dhe tregu I lirë I punës ku ata mund të drejtohen” , ka thënë Xhemaili.
Por, qytetarët janë tejet të kënaqur që kryetari i Ferizajt Bajrush Xhemaili, gjen kohë dhe I prêt ata në zyrën e tij.”U ndava shumë I kënaqur, me priti mirë. Unë I tregova kryetarit që skam ship temën, e me tha kqyrum se çka muj me të ndihmu” është shprehur Isa Elmazi, qytetarë i Ferizajt
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili ka zgjedhur ditën e martë që të prêt qytetarët dhe të dëgjojë nga afër hallet e tyre të shumta.