Kryetari Aliu viziton Kampin Ushtarak “Bondsteel bashkë me kryetarin e Cedar Falls, Robert Green
27/05/2023 09:06
Në vizitë sot Kampit Ushtarak “Bondsteel”, bashkë me kryetarin e Cedar Falls, Robert Green, ku u mirëpritëm nga nënkolonel Sean Brady – Zëvendëskomandant i Komandës Regjionale-Lindje dhe ku mysafiri njohu strukturën drejtuese e kapacitetet e KFOR-it amerikan, stacionuar në këtë kamp ushtarak, i cili paraqet njëherit, një nder e vlerë të veçantë, duke qenë pjesë e territorit të Ferizajt.