Kryetari Aliu ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë. Përmes një postimi, ai e cilësoi SHBA-në si “mike të përjetshme të Kosovës, djep të demokracisë globale dhe emër të lirisë”, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.
“Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin amerikan. Përjetë mirënjohës e falënderues”, shkroi Kryetari Aliu, duke shoqëruar urimin me simbolet e flamujve të Kosovës dhe SHBA-së.