Sot, kontaktova Kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, për t’i shprehur ngushëllime të sinqerta për viktimat e vërshimeve të djeshme ku humbën jetën një nënë dhe djali i saj 5 vjeçar, e përmes tij i shpreha ngushëllime edhe familjarëve të viktimave, si dhe i shpreha gatishmërinë e solidaritetin e komunave që të ndihmojmë Pejën për tejkalimin e situatës.
Sot, jemi të gjithë me mendje e me zemër me Pejën!