Kafen e mëngjesit sot me Kampionen e Ballkanit, sportisten që të gjithëve na bëri krenarë, karateisten ferizajase Alma Loki, e cila mundi në finale garuesen nga Serbia, duke i sjellë kështu për herë të parë Kosovës medaljen ndërkombëtare të karatesë në disiplinën kata.
Bashkë me Almën, kryetrajnerin Gani Mahalla dhe trajnerin e Klubit të Karatesë “Kastrioti” në Ferizaj, Halil Mahalla, bashkëbiseduam mbi synimet e sukseset që tashmë kanë shpërthyer kufijtë kombëtar, duke i ofruar mbështetjen tonë të plotë.