Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, priti sot në një takim Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Shkëlqesinë e Tij László István Dux, i shoqëruar nga Atasheu për Ekonomi Aron Kerekgyarto dhe znj. Mirdita Bicaj.
Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën ekonomike, me fokus në zhvillimin e projekteve dhe nismave të përbashkëta që mund të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik lokal. Kryetari Aliu prezantoi potencialin ekonomik të Ferizajt, duke theksuar rolin e qytetit si një qendër e rëndësishme rajonale për biznes dhe investime.
Palët u shprehën të gatshme për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të shqyrtuar mundësi konkrete që do të forconin lidhjet ekonomike dhe institucionale në të ardhmen.