Mirëprita në zyrën time, krijuesen ferizajase, Pranvera Qerimi, studente e degës Letërsi Shqipe, e cila ditë më parë u nderua me çmimin “Pashko Vasa” nga Akademia e Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita” në Tiranë, për kontributin e saj në revistën “Mirdita”, revistë kjo që qarkullon në mbi 50 shtete të botës, me ç’rast e përgëzova për suksesin e saj duke i ofruar gjithë mbështetjen tonë për rrugëtimin e saj krijues.