Energjia e të rinjve është forcë shtytëse e ndryshimeve pozitive në shoqëri. Këtë energji pashë sot tek delegacioni i Këshillit të Nxënësve të Ferizajt prirë nga Kryetari Blendi Krasniqi, të cilët i prita sot në zyrën time, ku bashkë ndamë çaste të këndshme bisede mbi idetë, kërkesat e angazhimet e këtij mekanizmi në dobi të shkollarëve ferizajas.