Kënaqësi e veçantë të mirëpres pasditen e sotme në zyrën time, drejtorin e ri për demokraci dhe qeverisje të USAID-it, z. Noel Bauer me bashkëpunëtorë, me të cilët diskutuam mbi programet e USAID-it ku Komuna e Ferizajt tash e sa vite bën pjesë, duke marr përvojat më të mira, ekspertizën e duhur që ka bërë të rritet ndjeshëm cilësia e shërbimeve e menaxhimi financiar në sektorët ku kanë fokusin këto projekte.Falënderues pafund aleatit tonë 

USAID-it që me programet e tij, ndër vite kemi kultivuar bashkëpunimin në dobi të përmirësimit të qeverisjes lokale.