Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur sot në zyrën e tij Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Shkëlqesinë e Tij, Sabri Tunç Angılı. Gjatë takimit, bashkëbisedimi u fokusua në rrjedhën e zhvillimeve politike në vend, si dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Aliu vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, duke theksuar rëndësinë e projekteve dhe bashkëpunimeve që sjellin përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët e Ferizajt. Nga ana tjetër, ambasadori turk shprehu gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes dhe thellimin e partneritetit në fusha me interes të përbashkët.