Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur sot në një takim zyrtar Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Shkëlqësinë e Tij, z. Borut Blaj, i shoqëruar nga këshilltarja znj. Milena Radenković.
Gjatë këtij takimi, palët kanë zhvilluar një bashkëbisedim konstruktiv mbi mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Ferizajt dhe Sllovenisë, me theks të veçantë në fushën ekonomike. Kryetari Aliu theksoi rëndësinë e krijimit të lidhjeve më të forta ndërmjet bizneseve ferizajase dhe atyre sllovene, duke e konsideruar këtë si një mundësi të mirë për zhvillim të qëndrueshëm lokal.
Po ashtu, në takim u diskutua edhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të tjera si arti, kultura dhe sporti, duke synuar shkëmbimin e përvojave dhe realizimin e projekteve të përbashkëta.
Kryetari Aliu shprehu mirënjohjen për vizitën e ambasadorit Blaj, duke vlerësuar mbështetjen dhe gatishmërinë për të avancuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe komuniteteve