Qeverisja jonë në pikënisje të çdo pune publike
ka në qendër qytetarin. Kjo qasje, do të avancohet edhe më tej, me praktikat më të mira të përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje, buxhetimit
me pjesëmarrje
e avancimit të komunikimit mes institucionit të Komunës dhe qytetarëve.
Sot, në bashkëpunim me USAID-in 
në kuadër të Aktivitetit Kontrata Sociale, nënshkruam
bashkë me qytetarët zotimin e Agjendës së Kontratës Sociale
ku përveç praktikave të mira të ndërveprimit, parashihen edhe dy projekte me bashkëfinancim mes Komunës e USAID-it, njëra në modernizimin e mësimdhënies 
bazuar në teknologji informative
në Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” 
dhe Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” 
si dhe tjetra kushtuar komunitetit të personave me aftësi të kufizuara
të cilat bashkërisht morëm përsipër t’i realizojmë