Kryetari i Ferizaj, Agim Aliu, ka pritur sot në takim Zëvendës-Ambasadorin e Irlandës në Hungari, i cili mbulon edhe Republikën e Kosovës, James Hagan.
Gjatë takimit, bashkëbisedimi është fokusuar në mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në fushën e qeverisjes lokale dhe shkëmbimit të përvojave institucionale.
Kryetari Aliu vlerësoi mbështetjen dhe interesimin e shtetit irlandez për zhvillimet në Kosovë, ndërsa u diskutuan edhe mundësitë për projekte të përbashkëta që do të kontribuonin në avancimin e shërbimeve për qytetarët dhe forcimin e lidhjeve ndërinstitucionale.