Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur në një takim të veçantë Klubin e Hendbollit “Kastrioti”, me rastin e shpalljes kampionë. Në këtë pritje, ai i ka uruar sportistët për suksesin e arritur dhe i ka falënderuar për përkushtimin dhe krenarinë që i sjellin qytetit sa herë përfaqësojnë ngjyrat bardhekaltër.
Aliu vlerësoi lart punën dhe sakrificën e ekipit, duke theksuar se arritje të tilla janë frymëzim për të rinjtë dhe dëshmi e potencialit sportiv të Ferizajt. Ai shtoi se komuna do të vazhdojë të mbështesë sportin dhe klubet që sjellin rezultate dhe nderojnë qytetin në arenën kombëtare.