Delegacioni i prirë nga Kryetari Xhemaili u takua fillimisht me Prefektin e Qarkut te Shkodrës z.Maxhid Cungu. Z. Cungu, Prefekt dhe udhëheqës i shtabit të krizës para delegacionit para delegacionit të komunës së Ferizajt shprehi falënderimin e tij në emër të qytetarëve të Qarkut te Shkodrës për gjithë Ferizajasit që ndihmuan në forma të ndryshme për tejkalimin e kësaj situate. Po ashtu z. Cungu paraqiti në përgjithësi gjendjen aktuale në teren, për hapat që janë ndërmarr nga institucionet e shtetit Shqiptar në të gjitha nivelet për të tejkalimin e krizës.
Ndërkaq z. Xhemaili shfaqi ndjenjën e thellë të keqardhjes ne emër të gjithë qytetarëve te komunës se Ferizajt për fatëkeqësin e ndodhur, si dhe shfaqi gadishmërin e qytetarëve ferizajas për të vazhduar me ndihma edhe në ditët vijuese, në mënyrë që kjo situate e krijuar nga përmbytjet të kalohet sa më pak pasoja.
Në vazhdim kryetari Xhemaili e njoftoj prefektin Cungu për kontixhentin e dërguar me ndihma si dhe për përgatitjet e kontingjenteve në vazhdim, ku kryesisht do te grumbullohet ushqim për bagëtinë, me që situate për ushqim bagëtish u shfaq si shumë e rënduar.
Kryetari Xhemaili se bashku me stafin e tij i shoqëruar nga përfaqësues të Bashkisë se Shkodrës vizituan vendet e prekura nga përmbytjet, konkretisht komunën e Dajqit. Gjendja në këtë komunë ishte shumë rënduar sidomos, ndihej mungesë e madhe e ushqimit për bagëtinë. Kjo u bë e qartë edhe nga takimi që kryetari Xhemaili zhvilloj me kryetarin e kësaj komune me z. Arben Gjataj.
Në përfundim të kësaj vizite , kryetari Xhemaili edhe njëherë shfaqi gatishmërinë e tij dhe të qytetarëve të komunës së Ferizajt për të vazhduar edhe më tej grumbullimin e ndihmave për vëllezërit tanë matanë Drinit.
Më dt.26.12.2010. Kryetari i Komunës z. Bajrush Xhemaili se bashku me stafin e tij ka realizuar vizitë zyrtare në qytetin e Shkodrës me rastin e fatkeqësisë natyrore, përmbytjeve nga uji si pasoj e rritjes se nivelit të lumenjëve Buna dhe Drin.