
Në këtë takim u diskutua mbi rolin e institucioneve komunale në mbështetjen dhe dhënien e mundësisë së barabartë për komunitetet joshumicë.
Me ç’rast kryetari Aliu siguroi se interesat e komuniteteve joshumicë janë të garantuara në vendimmarrjen lokale dhe se angazhimi i qeverisjes së re është që të ofroj mundësi të barabarta për të gjithë.
Ferizaj është qytet simbol i tolerancës ndëretnike dhe si i tillë do të investohet edhe në të ardhmen.