Komuna e Ferizajt ka marr vendim që të kompensoj nga buxheti i saj për gjashtë mujat e parë të ktëtij viti punëtorët e shëndetit primar dhe punëtorët e çerdhes.Drejtues të pushtetit lokal kanë bërë të ditur të mërkurën se kompensimi vije si rrjedhojë e një kërkese të Qeverisë së Kosovës për realizimi e një obligimi të dalë nga marrëveshja ndërmjet sindikatës së shëndetësisë dhe Qeverisë, përkatësisht Ministrisë së Shëndetësisë që tre mujorin e vitit 2008 dhe 6 mujorin e parë të vitit 2009, të shlyejë borxhin e 44 eurove.Kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemaili tha se edhe përkundër faktit që komuna nuk kishte mjete të ndara për këtë destinim, ka vendosur që këto mjete t’i t’i destinoj për këtë qëllim..
"Njëkohësisht, krahas kompenzimit për punëtorët e shëndetit primar ne kemi vendosur që t’i kompensojmë për 6 muaj edhe punëtoret e Çerdhes së Fëmijëve, respektivisht infermieret e këtij institucioni" tha Xhemaili
Duke arsyetura këtë vendim, krytari Xhemaili ka shpjeguar se do t’i propozoj Kuvendit komunal marrjen e këtij vendimi mu për faktin se arsyet janë shumë parimore dhe të shëndosha.
"Raportet e drejtorit të shëndetësisë për punonjësit shëndetësorë janë shumë pozitive sa i përket angazhimit të tyre në kryerjen e detyrave të punës kundrejt qytetarëve tanë dhe kjo ka bërë që ne ta diskutojmë disa herë shumë seriozisht në bord të drejtorëve këtë çështje, duke mos e konsideruar madje si shpenzim, por si investim në kuadrot tona shëndetësore që po kujdesen me përkushtim për të gjithë qytetarët. Ne e kemi konsideruar qoftë edhe si obligim shtesë dhe si kërkesë të drejtë të punonjësve shëndetësorë realizimin e kësaj kërkese dhe si të tillë edhe po e trajtojmë." theksoi Xhemaili
Për më tepër sipas njeriut të parë të Ferizajt, Bajrush Xhemaili si rrethanë lehtësuese për këtë veprim të komunës është vetë kontributi qytetar të cilët janë treguar shumë të përgjegjshëm dhe me vetëdije të lartë qytetare duke i paguar obligimet e tyre me taksa e tatime që ka rezultuar me tejkalim të mjeteve të grumbulluara, të projektuara për vitin 2009, gjë që do ta bëjë më të lehtë ekzekutimin e këtij vendimi.
"Kjo, besojmë, do të ketë ndikim shumë pozitiv që punonjësit tanë shëndetësor të inkurajohen për angazhim edhe më të madh profesional në rritjen e cilësisë dhe përgjegjësisë në punë dhe në rritjen e respektit të ndërsjellë në relacionin qytetar- punonjës shëndetësorë.
Unë kam shumë respekt për punën e tyre dhe jam shumë i vetëdijshëm se duhet të bëhet më shumë për ta, prandaj edhe dua, që në emër të qytetarëve të jap kontributin tim dhe tonë në këtë drejtim dhe t’i siguroj të gjithë se ne do të japim maksimumin për krejt atë çka varet nga ne.
Ndryshe, komuna e Ferizajt për këtë kompensim ka ndarë një shumë prej 90 mijë eurove, ndërsa në komunën e Ferizajt në shëndetin primar aktualisht janë të punësura 308 punëtorë . Drejtues të pushtetit lokal kanë bërë të ditur të mërkurën se kompensimi vije si rrjedhojë e një kërkese të Qeverisë së Kosovës për realizimi e një obligimi të dalë nga marrëveshja ndërmjet sindikatës së shëndetësisë dhe Qeverisë, përkatësisht Ministrisë së Shëndetësisë që tre mujorin e vitit 2008 dhe 6 mujorin e parë të vitit 2009, të shlyejë borxhin e 44 eurove.