Këtë të mërkurë drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Dërguti, bashkë me zyrtarë të tjerë ka vizituar kompaninë e përpunimit të drurit “Ahikos” në Ferizaj.
Kjo kompani e cila merret kryesisht me prodhimin e kolltuqeve dhe prodhime të tjera të drurit, ka të punësuar mbi 80 punonjës.
Pronari i kësaj kompanie Shaip Ahmeti, e njoftoi drejtorin Derguti, se kjo kompani mbi 90% te prodhimeve të saja i eksporton në Belgjikë, Gjermani dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian.
Qellim i kësaj kompanie është që të zgjeroj kapacitetet e saja dhe për këtë arsye po shqyrton mundësinë e ndërtimit të një objekti të ri.
Ndërsa drejtori Derguti, tha se Komuna e Ferizaj dhe Kryetari Agim Aliu janë në shërbim te vazhdueshëm të bizneseve, dhe këto vizita po realizohen me qellim të dëgjimit të halleve dhe vështirësive të bizneseve me qëllim të gjetjes së mundësive të zgjidhjes së këtyre problemeve.
Kompania “Ahikos” në Ferizaj është e themeluar në vitin 1990.