Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur takimin e radhës
10/03/2011 00:00
Komiteti për Politikë dhe Financa, në takimin e sotëm të drejtuar nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, z.Agim Aliu, ka shqyrtuar propozimin e drejtorisë për Ekonomi dhe Financa, për ridestinimin e mjeteve të lira nga viti 2010 në atë 2011, gjatë realizimit të projekteve kapitale, konkretisht në finalizim të proceduarave të prokurimit në disa projekte, kemi pasur mbetje buxhetore si rezultat i krahasimit të vlerës, së planifikuar dhe asaj të kontratës, theksoi Mustafë Grainca, drejtor për Ekonomi Financa dhe Buxhet , me disa vërejte të vogla KPF-ja, ka aprovuar bartjen e këtyre mjeteve , e cila pritet të miratohet edhe në Mbledhjen e Kuvendit të Komunës. Gjithashtu Komiteti për Politikë dhe Financa, ka shqyrtuar edhe kërkesën e ministrisë për Komunitete dhe Kthim, për ndarjen e një parcele për ndërtimin e gjashtë shtëpive për gjashtë familje të cilat kanë shprehur vullnetin për tu kthyer nga Maqedonia, mirëpo me kërkesën e zv.Kryesuesit për Komunitete, Rexhep Bajarami, dhe Anëtarit të Kuvendit nga ky komunitet është shtyrë për shkak se nuk kanë informacione të mjaftueshme për këto familje. Po ashtu në ketë mbledhje është shqyrtuar edhe propozim, miratimi i projekt rregullores për ndarjen e bursave për studentë . Komiteti për Politikë dhe Financa, në takimin e sotëm të drejtuar nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, z.Agim Aliu, ka shqyrtuar propozimin e drejtorisë për Ekonomi dhe Financa, për ridestinimin e mjeteve të lira nga viti 2010 në atë 2011