Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, bashkë me anëtarët e KK-së si dhe drejtorët e drejtorive komunale kanë mbajtur mbledhjen e fundit të Komitetit për Politikë dhe Financa.
Në këtë mbledhje u diskutua propozim-vendimi për miratim i raportit të komisionit lokal për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore. Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli ka bërë propozim-vendimi për plotësimin e listës së veçantë të pronave për dhënien në shfrytëzim për vitin 2025, por edhe propozim-vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e fushës së futbollit në fshatin Tërrn.
Është diskutuar edhe propozim-vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e palestrës së xhudos dhe bartjen e pronësisë së pronës së komunës në emër të Republikës së Kosovës, pjesën e ngastrës kadastrale me Nr.103-0 Z.K në Sojevë.
Poashtu u bë edhe propozim-vendimi paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pjesës së ngastrës kadastrale 1038-0 dhe 1039-0 të zonës kadastrale në Ferizaj, por edhe propozim-vendimi për shpalljen e interesit t përgjithshëm të ngastrave kadastrale 275-2 z.k në Gërlicë të Ulët pronë e Komunës së Ferizajt.
Ndërsa drejtorja e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, ka bërë propozim-vendimin për miratim të planit për barazi gjinore.
Të gjitha këto pika të rendit të ditës do të diskutohen gjerë e gjatë në mbledhjen e Kuvendit të Komunës me datën 27 dhjetor duke filluar nga ora 10:00.